Site icon Telegrafi

Flokët që vlejnë një milion dollarë

Është fjala për flokët e dendura kaçurrele të Troy Polamalu, 29-vjeçar, lojtar i skuadrës Pittsburgh Steelers.

Në prag të fillimit të sezonit të ri të NFL, kompania ka dashur të marrë si simbol pikërisht formën e çuditshme të flokëve të tij. Dhe Troy ka fituar plot një milion dollarë nga kompania e shampos.

Kaçurrelat e tij janë tepër të rëndësishme për kompaninë dhe seancat stërvitore janë konsideruar si të rrezikshme për lojtarin në fjalë. Siç është bërë e ditur, Polamalu ka rreth 10 vite që nuk i ka prerë flokët e tij. /NOA/Telegrafi/

Exit mobile version