Site icon Telegrafi

Flokët mund të zbulojnë shumëçka për shëndetin tonë: A janë xhufkat e flokëve tuaj të thatë?

Të gjithë duam flokë të rregulluar, por është shumë më tepër se pamja e jashtme

Flokët nuk janë thjesht larg dukjes rastësore, xhufkat mund të na tregojnë shumëçka për shëndetin.

Nëse flokët tuaj nuk janë më aq të harlisur, mbase fshehin informacione për shëndetin tuaj, transmeton Telegrafi.

Rënia e flokëve

Konsiderohet se një personi mesatarisht i bien rreth 100 qime flokësh gjatë larjes. Sidoqoftë, duhet t’i kushtoni vëmendje nëse rënia e tyre bëhet më e dukshme.

Ekziston një gjendje e flokëve që quhet telogen effluvium e cila “sheh” që floku të mbetet në fazën e qetësisë, por të mos hyjë në fazën tjetër të rinovimit, pastaj bien, pa zhvilluar një rritje të re.

Kjo mund të ndikohet nga ndryshimet hormonale, ngjarje të tilla si lindja ose stresi.

Xhufkat e thata

Të gjithë duam xhufka flokësh të buta, por ndonjëherë faktorë të ndryshëm veprojnë kundër tyre dhe flokët fillojnë të thahen. Muajt e ngrohtë mund të çojnë në tharjen e xhufkave të flokëve, gjë që, nga ana tjetër, mund të çojë në këputje të fijeve.

Mungesa e vitaminës E, hekurit apo vitaminës C gjithashtu mund të çojë në këtë fenomen. Vitamina E është thelbësore për një skalp të shëndetshëm, sepse ndihmon në prodhimin e zbokthit.

Flokë gri

Disa njerëz fillojnë të zbardhen më herët se të tjerët për shkak të historisë familjare. Flokët gri janë shpesh pjesë e procesit të plakjes, sepse gjëndrat e flokëve prodhojnë më pak pigment. Edhe pse gjenetika luan një rol të madh, stresi mund të jetë gjithashtu një faktor.

Zbokthi

Zbokthi është një dukuri normale dhe shumë njerëz vuajnë prej tij. Zbokthi mendohet se shfaqet kur skalpi i kokës i lëshon me shpejtësi qelizat. /Telegrafi/

Exit mobile version