Telegrafi

Flokët, kujdes i veçantë, pamje ndryshe

Përziejini të dy përbërësit në dorë dhe aplikojini në flokë. Vaji përveçse kuron flokët i jep atyre një efekt të lagur shumë modern. Më pas lërini flokët të thahen vetë për një pamje sa më natyral. Kush i ka flokët e drejtë mund të ndryshojë krehje duke bërë gërsheta kur flokët janë akoma të lagur dhe pasi të thahen duke i lëshuar flokët, do të mbeten me onde dhe të valëzuar si sipërfaqja e detit, ashtu si është dhe moda e fundit.

Krehje të tjera moderne sidomos për ata që janë në plazh janë gërshetat dhe bishtat gjithmonë të ulura poshtë si indianët. Kush i ka flokët e gjatë mund të bëjë dhe një bisht kali në pjesën e sipërme të kokës për një pamje më të sofistikuar. /Telegrafi/