Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, është një tifoz i flaktë i WWE (World Wrestling Entertainment) dhe mik i pronarit Vince McMahon.
Ai ka qenë nikoqir i dy evenimenteve WrestleMania në Trump Plaza, ndërsa ka qenë pjesëmarrës aktiv në disa spektakle.
Trump mori pjesë në ‘WrestleMania 23’ në meçin e quajtur “Dueli i miliarderëve”. Ai ishte në këndin e Bobby Lashley, derisa Vince McMahon ishte në këndin e kundërshtarit, Umaga. Gjyqtar ishte mysafiri special, Stone Cold Steve Austin.
https://twitter.com/BigSportGB/status/796259533874204673
Marrëveshja ishte se ose Trump ose McMahon do të rruanin flokët, varësisht se cili nga kundërshtarët do të humbte. Përballjen e fitoi Lashley, ashtu që McMahonit ia rruan flokët në ring, bën të ditur Telegrafi.
Në vitin 2013, Trump është përfshirë në ‘WWE Hall of Fame’ në Madison Square Garden për kontributin e tij në promovimin e këtij sporti. Një natë më pas, ai bëri paraqitjen e tij të gjashtë në WrestleMania. /Telegrafi/