Ne menduam se i kishim parë të gjitha kur bëhej fjalë për ngjyrat e ylberit por, gjithçka ndryshoi kur i vumë sytë mbi ngjyrimet e reja holografike.
Karakterizohen nga ngjyrime shumëdimensionale metalike ose pastel. Sipas një interviste me ngjyruesin Redken Chiala Marvici me Sallonin Modern, tendenca holografike arrihet me një teknikë të quajtur ngjyrosje me presion dore, transmeton Telegrafi.
Stilisti pikturon modele të ndryshme në një fletë me bojë dhe më pas vendos një pjesë të flokëve mbi gotë, duke transferuar ngjyrosjen në flokë.
Stilisti përsërit procesin duke përdorur ngjyrime pastel të rozë, blu dhe livando në pjesë të ndryshme të flokëve ose në mënyrë të përsëritur në të njëjtën seksion për të ndryshuar intensitetin e ngjyrës.
Teknika është më e shpejtë sesa disa teknika të tjera dhe lejon stilistin që të ketë kontroll më të madh mbi gjallërinë e pamjes.
Ja disa ngjyrosja që mund t’i merrni si inspirim:
/Telegrafi/