Forma e butë e shkurtimit të flokëve thekson fytyrën fëmijërore të femrës. Zgjatjet e dukshme, kaçurrelet e gjata që ‘nguliten’ në sy dhe ‘kosheret’ e flokëve të ndërthurura, janë vetëm disa nga thyerjet e rregullave për flokë.
Edhe pse duken të relaksuara, stilet e flokëve të yjeve të Hollywoodit, të cilat i imitojnë të gjitha femrat e thjeshta, prapë janë vepër e stilistëve superior. Kështu, për flokët e aktoreve nga seria “Gossip Girls” kujdeset një ekip i tërë i stilistëve, ndërsa çdo veprim të tyre e aplikojnë miliona adoleshente nga e mbarë bota.
Bëhet fjalë për stile flokësh të thjeshta, të cilat bazohen në flokë gjysmë të gjata të shthurura, të thjeshta për t’i formësuar, sepse nevojitet vetëm pakës shkumë apo dyllë për volum dhe tharja e flokëve me kokën teposhtë. /Telegrafi/