Telegrafi

Flokët e zbardhur, pjesë e modës

Argjendi në kokë, ku më rrallë dhe ku më shpesh është stoli tek të gjithë njerëzit. Megjithatë, zbardhja nuk është simptomë e plakjes, as e stresit, siç konsiderojnë shumica. Hulumtimi i kryer tek binjakët nga e njëjta vezë, siç pohon BBC, tregon se pikërisht gjenet janë fajtori kryesor për ndryshimin e ngjyrës së flokut.

Ndërkohë, fotomodelja Kristen Mcmenamy, e njohur për flokët e saj të thinjur përsëri u shfaq në industrinë e modës. Përveç faktit se Kristen është 45-vjeçare dhe nënë e tri fëmijëve, asaj i ka dalë thinja e parë në moshën 21 vjeçare. E dëshpëruar, dhe duke shkulur flokët e saj të thinjur, konsideronte se karriera e saj kishte përfunduar. Por aspak nuk ka paramenduar se do të jetë kaq e kërkuar për faqet e para të revistave pikërisht për këtë karakteristikë të saj. /Telegrafi/