Telegrafi

Flokët e thinjura, shkencëtarët gjejnë ‘shërimin’

Portrait of handsome 40-year-old man

Për ata të cilët do të bëhen me flokë të thinjura së shpejti, ose për ata të cilët kanë humbur pigmentin nga lëkura e tyre, ky zbulim i ri shkencor do të bëjë ndryshim në jetën e tyre.

Shkencëtarët kanë gjetur se dy qeliza luajnë një rol kyç në formimin e qelizave të lëkurës dhe të flokëve – dhe këto mund të jenë problemi kryesor i shfaqjes së thinjave.

Hulumtuesit në SHBA kanë gjetur se këto qeliza interferojnë me sasinë e pigmentit që prodhohet në qelizat njerëzore.

Ekipi i hulumtuesve beson se këto gjetje do të çojnë në ilaçe të reja për trajtimin e çrregullimeve me pigment të lëkurës dhe me flokët e thinjura.

Shkencëtarët në Qendrën Mjekësore “NYU Langone” studiuan qelizat e lëkurës dhe të flokëve në minj dhe njerëz, dhe ranë në përfundim se rrugët e qelizave luajnë një rol të rëndësishëm në pigmentim.