Flokët e gjatë këtë vjeshtë janë absolutisht jashtë trendeve. Në skenë paraqiten flokë të shkurtër dhe frizura të gjatësisë mesatare
Këtë sezon, para së gjithash, vlerësohen flokët e kuruara dhe të shkëlqyera. Kur është fjala për stilizimin e flokëve këtë sezon rregulli është – nuk ka mesatare, transmeton Telegrafi.
Në trend janë frizurat ose jashtëzakonisht të lëmuara ose plotësisht të shprishura me vëllim maksimal.
Bobi i inspiruar nga vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar të cilin e ka shëtitur Kim Kardashian kohë më parë, do t’u rrijë shkëlqyeshëm të gjithave.
Gjatësia është ideale për çdo formë fytyre, andaj me siguri nuk do të gaboni nëse do të vendosni për të.
As Naomi Campbell nuk i ka rezistuar këtij trendi, andaj që para pak kohësh ka flokë të shkurtër, mirëpo ajo është përcaktuar edhe për balluke, të cilat sërish janë zgjedhje numër një të floktarëve. Ato pak më të guximshmet do të ngazëllejnë me këtë stil.
Flokët kaçurrel dhe të shkurtër janë hit i vërtetë i vjeshtës. Floktarët janë të pajtimit që kjo është frizura më interesante e sezonit, ndërkaq shumë damave u ka pëlqyer.
Kaçurrelat e imëta, gjithashtu, janë zgjedhje trendi.
A jeni të gatshme për ndryshimin e pamjes? /Telegrafi/