Naomi Campbell konsiderohet si një ndër femrat më të bukura të planetit tokë në saje të fizikusit që ka në moshën 48-vjeçare.
Megjithëse e larguar nga bota e modës tash e sa kohë, bukuroshja ende mbetet temë e mediave rozë ndërkombëtare.
Ajo së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa ka befasuar të gjithë me pamjen.
Në fakt, ish-modelja ka shfaqur diçka që fansat e saj rrallë kanë mundësi ta shohin – flokët e saj natyrale.
Pas trajtimeve agresive, flokët e saj natyrale filluan të bien dhe në disa pjesë të kokës ishte bërë tullace.
Ndonëse situata është përmirësuar, Naomi vazhdon të vendos në kokë paruke dhe këtë gjë nuk e mohon.
“Të gjithë në botë mbajnë paruke, nuk shqetësohen më. Bëj atë që dua dhe çfarë më kërkon puna”, tha ajo për ES Magazine. /Telegrafi/