Telegrafi

Flokët e prerë nga klientët, berberi i kthen në vepra arti (Foto)

Wang Xiaojiu nga provinca Jilin e Kinës, mbledh të gjitha flokët që pret nga klientët dhe krijon vepra arti në dysheme.

Berberi 32-vjeçar, kalon orë të tëra për të formësuar punimet e tij, të cilat më pas i largon me fshesë dhe i hedh në mbeturina, transmeton Telegrafi.

Berberi Xiaojiu me punimin e tij

Mirëpo, para se të ketë bërë këtë, kujdeset që t’i fotografojë këto punime tredimensionale.

Nuk dihet saktësisht si i krijon ilustrimet, pasi vetëm poston fotografi dhe jo ndonjë video, ku ai do të shfaqej në procesin e punës.

Gjarpri i punuar nga flokët e klientëve

Sidoqoftë, veprat e tij janë interesante dhe i kanë sjellë shumë klientë.

Sallonin e tij po e vizitojnë shumë meshkuj, flokët e të cilëve më pas përfundojnë në vizatim artistik.

Flokët e klientëve vepra arti

“Për dallim nga ju, që flokët iu përfundojnë në mbeturina, mua më kthehen në vizatim që pëlqehet nga të gjithë”, ka thënë një klient lidhur me rastin. /Telegrafi/