Site icon Telegrafi

Flokët e parregullta dhe të dredhura janë hit i vërtetë i kësaj vjeshte

Flokët deri në sup do të jenë hit i vërtetë, por mund të shoqërohen edhe me flokë të dredhura, frizura djaloshare “piksi” dhe variante të ndryshme frizurash, transmeton Telegrafi.

Forma asimetrike e flokëve të cilat i bart Charlize Theron do të dominojnë gjatë sezonit vjeshtor, mirëpo nëse do t’i shtoni freskinë pamjes tuaj, bëni disa tallaze të lëshuara.

Dredhat e shkallëzuara në stilin e pop-ikonës Jennifer Lopez assesi nuk mund të jenë zgjedhje e keqe!

Nuk do të gaboni nëse do të vendosni për formën e frizurës siç e bart Jessica Alba. Pos që do të jeni në trend, kjo frizurë do t’ju pëlqejë edhe për atë që bën pjesë në ato frizura që janë të lehta për mirëmbajtje.

Frizurat djaloshare, si kjo e Kylie Cyrusit, të cilat kanë qenë në trend gjatë viteve të kaluara, sërish janë kthyer në modë. Stilizoni pak dhe do të jeni të gatshme për argëtim të paharruar!

Mos u brengosni, frizerët kanë zgjidhje edhe për damat të cilat nuk dëshirojnë të heqin dorë nga flokët e veta të gjatë, sikur Sarah Jessica Parker. Prandaj lirisht lini pak më të gjata, por kujdesuni që gjithmonë t’i mirëmbani tallazet të bukura, sepse edhe ato do të jeni hit i këtij sezoni! /Telegrafi/
 

Exit mobile version