Site icon Telegrafi

Flokët e paprera për më se një dekadë, po i mbështjellë rreth trupit si fustan (Foto)

Malgorzata Kulczyk nga Londra, i ka flokët e gjatë deri te nyjat e këmbëve, pasi nuk i ka prerë për 12 vjet.

Pasi janë shumë të gjatë, 32-vjeçarja po i mbështjellë rreth trupit si fustan, sepse janë edhe shumë të shpesh dhe kualitativ, transmeton Telegrafi.

Madje, ajo nuk i lyer kurrë, përdor shampon të zakonshëm dhe i thanë brenda 20 minutave.

E tëra që i nevojitet para se t’i pastrojë, është lyerja me një masë nga vaji i kokosit për t’ia ushqyer rrënjët.

“Kam të plan të shkoj në studime dhe me gjithë këto flokë, e kam të pamundur. Nuk mund t’i pres, pa to jam askush”, ka thënë Kulczyk lidhur me rastin.

Megjithëse ka edhe të tjera që kanë flokë të gjatë, ajo pret të arrijë ndonjë çmim për kualitetin dhe bukurinë që kanë flokët e saj të shpesh. /Telegrafi/

Exit mobile version