Site icon Telegrafi

Flokët e Oscars mund t’i bëni edhe vetë

Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë duket se po thjeshtohen gjërat përsa i përket pamjes së jashtme. Sfilatat janë thjeshtuar, moda e rrugës është thjeshtuar e tani madje edhe ai që konsiderohet si tapeti i kuq më i rëndësishëm i vitit, ai i çmimeve Oscar, duket se është bërë më i thjeshtë se kurrë. Madje aq sa pamjet e disa prej personazheve më të famshëm, kushdo mund ta krijojë edhe vetë në shtëpi.

Kjo vlen gjithnjë e më tepër për flokët, pasi këtë vit, në tapetin e kuq janë parë disa prej modeleve më të thjeshta ku dominonin ondet natyrale stil valë deti si dhe kapjet e thjeshta, shumë larg modeleve pomopze që jemi mësuar të shohim vitet e mëparshme. Shikoni galerinë.

Olivia Wilde
Gërshet kurorë i kapur pas në një topuz

Jennifer Lawrence
Bob i lëmuar

Chrissy Teigen
Gërshet francez i lirshëm

Margot Robbie
Onde natyrale

Saoirse Ronan
Onde natyrale stil beach waves

Reese Witherspoon
Të drejta, të ndara thellë në anë dhe të kapura pas veshit

Alicia Vikander
Gjysmë-topuz me onde natyrale

Julianne Moore
Onde natyrale të ndara me vijë në mes dhe të kapura pas veshit

Rooney Mara
Mini topuzë të shtrënguar

Exit mobile version