Site icon Telegrafi

Flokët e lyer me disa ngjyra, domosdoshmëri për këtë verë

Selvete Begolli
Studio “Linda”, Prishtinë
tel. 044 620 651
http://www.facebook.com/selvete.sallonilinda

Ajo që stilistët vënë re është se tendenca e fundit, madje një domosdoshmëri për këtë verë, është lyerja e flokëve. Dhe jo më në një ngjyrë të vetme, por në disa ngjyra dhe nuanca, duke luajtur me tonet e së njëjtës ngjyrë.

Shprehjes së klientit “dua këtë ngjyrë” i ka ikur koha. Tani floktarët para se të aplikojnë një ngjyrë apo nuancë, vërejnë me hollësi edhe linjat e fytyrës dhe të trupit, ngjyrën e lëkurës dhe të syve, në mënyrë që të gjendet tonaliteti ideal për një pamje perfekt. Fjala kyç e këtij sezoni nuk është moda, por “është modë ajo që duket mirë”, ndaj të gjithë janë të lirshëm të eksperimentojnë tendenca të reja.

Biondet nuk janë shumë të preferuara, megjithëse nuk mund të thuhet se zeshkanet janë kthyer edhe një herë. Ajo çka është thelbësore është fakti se ngjyrat e çelura nuk janë edhe aq shumë të preferuara. Tonalitetet janë të përziera, duke mos pasur një linjë të qartë dhe kompakte, por me reflekse të errëta.

Vera, sigurisht ka si tendencë ngjyrat e hapura, por me kusht që ato të mos jenë në ekstremet e tyre. Biondet e platinuara këtë sezon janë jashtë mode. Një femër me flokë që bëjnë kontrast apo me ngjyrë natyrale është gjithnjë shumë për t´u admiruar./Telegrafi/
 

Exit mobile version