Site icon Telegrafi

Flokët e lagur nuk është aspak e vështirë t’i realizoni vetë: Si t’i bëni vetë!

Trendi i verës, pas të cilit është fiksuar Instagrami janë flokët e lagur

E keni parasysh ndjesinë e rehatisë dhe freskisë kur sapo keni dalë nga dushi? Po sikur kjo ndjesi të zgjasë pak më shumë, ndërkohë që ju dukeni edhe më rrëzëlluese.

Po, e kemi fjalët për “wet hair” apo flokët e lagur, që këtë verë po pëlqehen më shumë se kurrë!

Në fakt, është e kuptueshme. Duken zgjidhje idealet për darkat e verës, që edhe pse mbrëmjeve, sërish mbeten të nxehta.

Për më tepër, nëse keni bërë plane, por nuk keni shumë kohë për t’u bërë gati, kjo duket një mënyrë shumë elegante.

Emma Willis, stiliste flokësh, thotë se “flokët e lagur janë një zgjidhje e shkëlqyer dhe nuk është aspak e vështirë t’i realizoni vetë”.

Për më tepër, modeli kombinohet me çdo stil veshjeje.

Zbuloni më poshtë si ta rikrijoni modelin hap pas hapi:

Exit mobile version