Flokët e kuqe është një çik vështirë të mirëmbahen se sa flokët me ngjyra të tjera, për shkak se rritja e flokëve është më e dukshme, andaj nëse vendosni për këtë ngjyrë, duhet të jeni të gatshme ta përtërini ngjyrën më shpesh. Gjithashtu, është me rëndësi të përdoret shampo të pigmentuar dhe regjenerator flokësh.
Psikologët konstatojnë që femrat me flokët ngjyrë të kuqe kanë në vetëbesim më të madh se sa femrat e tjera, ndërkaq ne shtojmë edhe këtë – flokëkuqet janë ato femra të cilat nuk kanë turp të jenë të dalluara, ato të cilat dinë se çfarë donë, dhe pa kurrfarë kompleksi edhe t’i tregojnë dëshirat e tyre! /Telegrafi/