Oliver Dunn nga Idaho e Shteteve të Bashkuara, ka pasur flokë të gjatë edhe para lindjes dhe ato janë shfaqur në imazhin me rreze X.
Tani vogëlushi pesë muajsh, ka fije të gjata dhe që rrinë të ngritura, duke krijuar një stil sikur ta ketë krehur dhe lyer me kremra adekuate, transmeton Telegrafi.
Madje, nëna e tij po e ka të vështirë t’ia ulë flokët e gjatë afro 12 centimetra, që po vazhdojnë t’i rriten.
“Ka lindur me kokën plot flokë dhe ato po vazhdojnë të zgjaten, forcohen dhe të shpeshtohen”, ka thënë nëna e tij lidhur me rastin. “Duket sikur ta ketë zënë rryma dhe i janë ngritur lartë. Nuk mundem të ja zbutë”.
Për këtë familjarët kanë kuptuar gjatë shtatzënësisë, kur mjeku ka thënë se ai ka flokë shumë të gjatë. /Telegrafi/