Modeli i flokëve për këtë sezon preferohet të jetë i shkurtër dhe i çrregullt.
Ja si bëhet stilimi: Ju duhet shkumë për flokët që do ta përzieni me një serum. Këto dy produkte shpërndajini në flokun tuaj mesatarisht të lagur. Por, mos përdorni tharëse! Lërini të thahen vetë.
Flokun e shkurtër dhe të çrregullt ju mund ta stiloni me një krem ose serum fortifikues për mbrojte. Këto produkte do t’ju ndihmojnë për të ushqyer dhe mbrojtur flokët si dhe për të krijuar stilin tuaj.