Telegrafi

Flokët e Blac Chynas në kontrat me Ferrarin e saj luksoz (Foto)

Ferrarin e kuq ia dhuruan pak kohë më parë për ditëlindjen e saj, por duket se Blac Chyna dëshiron të bëjë kontrast me ngjyrën e flokëve.

Ajo është parë një ditë më parë teksa ka dalë nga një qendër estetike me flokët e kthyera ngjyrë smeraldi, dhe e veshur me të zeza.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare

Para se të njihej me stilistin e çorapeve, Rob, Blac ishte lidhur me ish të dashurën e motrës së Rob, Kylie Jenner. Ajo dhe Tyga kanë qënë të lidhur nga nëntori i 2011 deri në 2014, dhe kanë djalin 3-vjeçar King Cairo Stevenson.

Thashethemet për lidhjen e Tyga me Kylie dolën në tetor të 2014 ku u përfol për një lidhje të dyfishtë të reperit, çka çoi në armiqësi mes dy femrave. Blac Chyna dhe Rob kanë një vajzë 7 muajshe, Dream Kardashian. /Telegrafi/