Telegrafi

Flokët e Ariana Grande janë me ngjyrën më të çelët që ia kemi parë ndonjëherë

Ndërsa presim që dueti i shumëpritur i Ariana Grande me mikun saj, yllin Justin Bieber të vie të Premten, 8 maj, ne mund të vlerësojmë selfie-n nga shtëpia që këngëtarja na ka treguar për ta promovuar atë.

Të hënën, 4 maj, Grande postoi një fotografi në Instagram të vetes dhe zbuloi hijen më të lehtë të zeshkët me të cilën kemi parë ndonjëherë, transmeton Telegrafi.

Në foto, Grande ka flokët e saj në stilin e saj, me majë të lartë, me fije të shkurtra të cilat bien në mënyrë delikate rreth fytyrës. Kjo brune e lehtë, është në kontrast të ashpër me hijen e errët, kafe çokollatë që jemi mësuar – dhe është një ndryshim i shkëlqyeshëm për këngëtaren. /Telegrafi/