Mirëpo, ato të guximshmet gjatë shkuarjes në sallonet e bukurisë kanë marrë në duar katalogët e flokëve të kuqe, për të zgjedhur nuancat nga ngjyra e bakrit deri te ato të kuqe të ndezura.
Llogaritet se rreth dy për qind e popullatës botërore kanë flokë të kuqe. Ngjyra e kuqe ka edhe historinë e vet, pasi që përveç bukurisë që u ofron femrave, në Greqinë e lashtë është menduar se femrat me flokë të kuqe shndërrohen në vampirë pas vdekjes.
Po ashtu, gjatë historisë, flokëkuqet kanë qenë femrat që më së shumti kanë pozuar para piktorëve të mëdhenj.
Në këtë mënyrë, Hollywoodi sërish e ka gjetur fuqinë e flokëve të kuqe, duke filluar nga ato më të lehtat deri te nuancat që bien shumë në sy.
Rihanna ishte ylli që më së shumti ra në sy me ndërrimin e ngjyrës së flokëve, ndërsa flokëkuqeve, si Julianne Moore dhe Blake Lively, u janë bashkëngjitur edhe Drew Barrymore, Christina Hendricks dhe Scarlett Johansson. /Telegrafi/