Site icon Telegrafi

Flokë të yndyrshëm: disa këshilla për t’i trajtuar

Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop

Cilat janë karakteristikat e flokëve me yndyrë?
Flokët bëhen të yndyrshëm për shkak të një çekuilibrimi të gjëndrave që prodhojnë sebum. Sebumi është një substancë natyrore yndyrore, i cili siguron vajosjen e flokëve dhe i mbron ato nga ndotja. Kur gjëndrat mbi rodhojnë sebum, atëherë fillojnë problemet. Një në katër gra vuan nga ky çekuilibrim: flokët bëhen të rëndë dhe bashkëngjiten në kokë një ditë pas larjes me shampo.

Cilat janë shkaqet?
Ndoshta ky fenomen ka shkaqe gjenetike, por stresi, ankthi, dieta e çekuilibruar dhe konsumi i madh i yndyrave, lodhja, përdorimi i një shamponi të papërshtatshëm, abuzimi me kimikatet e ngjyrave të flokëve, vetëm do të rrisë prodhimin e sebumit.

Çfarë duhet të bëni?
Parimi themelor i trajtimit të flokëve me yndyrë konsiston në zgjedhjen e një shamponi të përshtatshëm për këtë lloj të flokëve apo një pastrues i butë në pH neutral. Përdorni sasi të vogla të produktit/shamponit të holluar mirë me ujë.
– Një shpëlarje përfundimtare me uthullën e mollëve të egra të tretur në ujë të ftohtë për të tonifikuar flokët, për të larguar yndyrën dhe zbokthin njëkohësisht;
– Përdorni tharëse flokësh në një temperaturë mesatare, duke mbajtur 15 cm larg flokëve dhe jo më shumë se 15 sekonda në të njëjtën zonë.

Një maskë 100% natyrale
Maska përmban argjilë, e cila ka "efektin përthithës ndaj yndyrës së tepërt".
Hidhni në një tas dy lugë argjilë të gjelbër, përzieni me uthull molle të holluar 50% me ujë, në mënyrë që të merrni një përzierje të trashë. Aplikoni këtë maskë në flokë, lëreni për 10 minuta, shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe më pas me shampon.
Vajrat esenciale: Shtoni në shampon tuaj 3-4 pika vaj esencial (portokalli, livandë ose sherbelë). Vetitë e tyre tonike dhe antiseptike i bëjnë këto esenca të shkëlqyera për flokët tuaj.

Pajisjet e duhura
Asnjëherë mos përdorni krehër metalik mbi flokët e lagur. Merrni një krehër prej druri ose plastik. Shmangni gelin: i bën flokët me yndyrë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version