Mesatarisht, flokët rriten rreth gjysmë inçi brenda 30 ditëve.
Në rritjen e flokëve ndikojnë shumë faktorë, përfshirë shëndetin, mirëqenien, gjenet etj. Bimë të caktuara mund të bëjnë që t’i rritni flokët shumë më shpejt, e gjithashtu edhe ushqimi i mirë, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, ndryshe nga ilaçet farmaceutike që nuk kryejnë punë, më poshtë e keni një video ku tregohet hollësisht se si mund ta përshpejtoni procesin e rritjes së flokëve vetëm me përbërës që i keni në shtëpinë tuaj.Rici
Përbërësit:
– Dy lugë gjelle vaj ricini
– Një të verdhë të vezës
– Një lugë gjelle mjaltë
Të gjithë përbërësit i përzieni bashkë, dhe produktin e fituar e aplikoni në flokë.
Flokët i mbuloni me një qese ose mbulojë të flokëve, dhe i lini ashtu për dy deri katër orë.
Pas dy ose katër orëve, flokët i pastroni me shampon dhe zbutës të flokëve.
Këtë proces e përsëritni një deri dy herë në javë për dy muaj. /Telegrafi/