Këngëtarja shumë e përfolur kohëve të fundit, Jennifer Lopez ka ardhur me një ndryshim në modelin e saj të flokëve.
47 vjeçarja ka tërhequr vëmendje me modelin e ri të flokëve teksa një gjë të tillë e ka shpërndarë edhe në rrjetet sociale.
Trendi i flokëve të shkurta është shumë i preferuar edhe në këtë sezon, kemi parë shumë yje të famshëm që e kanë preferuar pikërisht një model të tillë.
Stilisti i saj i flokëve, Chris Appleton, ka postuar foto të këngëtares pasi ka kryer punën me të.
Appleton ka qenë edhe frizer i Rita Orës deri para pak muajsh. /Telegrafi/