Telegrafi

Flokë të gjatë dhe me tallaze

Flokët i keni të rrafshët dhe pa vëllim. Ndiheni keq kur pranë jush kalon ndonjë grua me flokë të bujshme dhe me tallaze, të lëshuara në atë mënyrë sa që prekin krahët e saj. Mos u brengosni, flokë të tillë mundeni edhe vetë t’i keni madje me vetëm disa veprime.

Gjeni një mbështjellës të flokëve, mbështillni disa tufa flokësh, lërini për disa sekonda, lëshoni tufat dhe flokët tuaj përnjëherë do të bëhen të bujshme dhe me tallaze. Pamje sensuale dhe seksi e cila i përshtatet karakterit tuaj. /Telegrafi/