Site icon Telegrafi

Flokë të bukur edhe në dimër

Truke nga revistaclass për flokë më të shëndetshëm gjatë periudhës së dimrit:

– Ha sa më shumë fruta të freskëta (mollë, agrume), karota, fruta të thata, kajsi. Ato do të të ndihmojnë shumë për t’u përballuar mungesën e vitaminave gjatë sezonit.

– Përdor multivitamina posaçërisht për shëndetin e flokëve, meqë gjatë dimrit ato pësojnë tharje.

– Mund edhe t’i presësh pak majat, nëse do t’i kesh më të shëndetshëm. Në këtë mënyrë eliminon edhe flokët e vdekur.

– Përdor shampon freskues, i cili i ushqen flokët vazhdimisht dhe u jep atyre shkëlqim.

– Gjatë ditëve me temperatura të ulëta është mirë të përdorësh kapuç ose kapele. Kjo mënyrë i ruan flokët nga yndyrosja, por edhe nga i ftohti.

– Laje kokën gjithmonë me ujë të ngrohtë, por në asnjë rast me ujë të nxehtë.

– Gjatë kohës që i lan, bëji edhe një masazh kokës me mollëzat e gishtave. Masazhi ndihmon për të rritur furnizimin e qelizave me gjak, duke ndihmuar kështu edhe në rritjen më të shpejtë të flokëve, por edhe në përmirësimin e formës së tyre.

– Krihi flokët në drejtime të ndryshme, jo gjithmonë në të njëjtin drejtim.

– Përdor maska të posaçme për humbjen e flokëve, të cilat bëjnë një punë të shkëlqyer në eliminimin e flokëve të dëmtuar. /Telegrafi/
 

Exit mobile version