Site icon Telegrafi

Flokë tatuazh

1. Porosit kallëpin për tatuazh apo punoje vetë një të tillë, duke prerë nga kartoni ndonjë formë interesante.

2. Përdore aparatin për fenirim dhe brushën e rrumbullakët për të tharë flokët.

3. Shtrëngoje kallëpin për fort flokë (aty ku dëshiron të bësh tatuazhin).

4. Spërkate zbrazëtirën e kallëpit me sprej kolor duke e mbajtur dy-tre centimetra larg flokëve.

5. Hiqe kallëpin dhe: je bërë princeshë e skenës!

/Telegrafi/

Exit mobile version