Aura Friedman e cila ka një studio në New York, e ka krijuar një ngjyrë, që duket sikur reflektimi i naftës apo benzinës, kur laget nga uji.
Kjo është e destinuar, për femra me flokë të zi, apo brune mbyllët, transmeton Telegrafi.
Ngjyra me bazë rozë, kaltër dhe gjelbër, ndryshe quhet edhe si “krahët e rosës”.
“Gjithmonë më ka pëlqyer nafta e derdhur në asfalt, kur shpëlahet nga shiu” ka thënë Friedman, lidhur me tonet që i ka aplikuar tek disa vajza. /Telegrafi/