Versioni platin nuk i rrinte me linjat e saj aq të dukshme dhe nuk ia jepte kurrë pamjen që i jepnin flokët e errët. Tashmë, flokët e saj kanë një ton gështenjë të ngrohtë, që reflekton të gjithë dritën e syve të saj të kaltër.
Ja edhe sekreti i zbuluar nga hair stilisti i saj, Gibson: “Bëhen disa fije shumë të holla një ton më të çelët sesa ngjyra natyrale e bazës në zonat që kornizojnë fytyrën, për t’i dhënë më shumë dritë. Goditjet bëhen vetëm në zonën e rrënjës, për të shmangur shpëlarjen e mëvonshme”.
Këshilla e fundit: nëse keni flokë të hollë, si të Jolie, shmangni krehjen super të drejtë dhe jepuni pak lëvizje në rrënjë dhe gjatësi. /Telegrafi/