Telegrafi

Flitet për prishje të lidhjes mes Shayk dhe Cooper

Bradley Cooper dhe e dashura e tij shtatzënë raportohen të jenë ndarë pas thuajse dy vitesh lidhje.

Naughty Gossip raporton se romanca e aktorit 42-vjeçar dhe modeles ruse ka marrë fund dhe se ata i kanë kaluar festat të ndarë nga njëri-tjetri.

E! News hedh poshtë këto thashetheme

“Ajo ka shkuar në vendlindjen e saj në Rusi dhe mund të qëndrojë atje derisa të sjellë në jetë fëmijën. Ajo dhe Bradley i kanë dhënë fund”, ka thënë një burim i brendshëm për gazetën, transmeton TCH.

Sipas po të njëjtit burim, si arsye e ndarjes përmendet se Cooper nuk ishte aq i dashuruar me modelen.

Nga ana tjetër E! News hedh poshtë këto thashetheme duke thënë se Cooper dhe Shayk nuk janë ndarë dhe madje ata kanë festuar bashkë disa ditë më parë.