Telegrafi

“Flisja më babanë për një film, ai më tha se më kërkon Real Madridi” – Bellingham tregon se si e mori vesh për ofertën e Los Blancos

Jude Bellingham po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Real Madridin, prej kalimit të tij nga Borussia Dortmund.

Ai ka shënuar 13 gola në 13 ndeshje këtë sezon dhe u dallua veçanërisht me dy gola në përmbysjen e madh të Real Madridit kundër Barcelonës.

Pas fitimit të çmimit Kopa për lojtarin e ri më të mirë në botë, Bellingham ka dhënë një intervistë për L’Equipe në të cilën ka folur për tema të ndryshme, ndër to edhe lajmin se e kërkonte Real Madridi.

“Lidhja me babanë dhe nënën time më jep ekuilibër në jetën time. Ata nuk janë menaxherë profesionistë, por i trajtuan shkëlqyeshëm të gjitha situatat që lidhen me karrierën time”.

“Ata negociuan gjithçka për kontratat e mia. Unë kurrë nuk kam përfshirë agjentë sepse duan vetëm para”.

Lexo po ashtu Bellingham zbulon idhujt e tij, befason me disa emra

“Për shembull, para se të shkoja në Real, babai më përmendi se klubi më donte, ndërsa ne po flisnim rastësisht për një film”, ka thënë Bellingham./Telegrafi/