I dashuri tradhtar, është dashur t’i arsyetohet partneres, pasi flirtoi me tjetrën dhe ia nuhati brekët në lokalin për larjen e rrobave.
Kjo ngjarje është kapur nga ekipi i “Si të kapësh tradhtarin”, që është kanal në YouTube, i popullarizuar shumë në Shtetet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.
Gjatë këtij episodi, një grua dyshonte se partneri saj mund ta tradhtonte, sepse deri më tani e kishte zënë dy herë, me shoqen e saj të ngushtë.
Për të vërtetuar besnikërinë e tij – apo, zbuluar nëse mund të besonte në të – janë vendosur kamera dhe është angazhuar një modele për ta joshur.
Kjo e fundit, i kërkon t’i merr erë brekëve të saj, për të parë nëse kanë nevojë të lahen. Megjithëse fillimisht heziton, ai i nuhatë ato. Madje, shfrytëzon rastin t’ju merr erë edhe njëherë, kur ajo nuk është duke shikuar.
Më poshtë mund të shihni konfrontimin e partnerëve, pas veprimit të pazakontë, dhënies së numrit të telefonit dhe mohimit se ka të dashur. /Telegrafi/
https://youtu.be/wI81a6nTYdU