Kampioni i WWE, John Cena është ‘shumë i lumtur’ në lidhjen e tij me Shay Shariatzadeh.
43-vjeçari ishte njohur me inxhinieren kanadeze gjatë premierës së filmit të tij “Dolittle”, në janar të vitit 2020, shkruan The Sun.
Lidhja e tyre u bë publike pasi ish e fejuara e Cena, Nikki Bella, u fejua me partnerin e saj në “Dancing With The Stars”, Artem Chigvintsev.
Por, para së të bëhej xheloz për një gjë të tillë, ai është ndier i dashuruar dhe i lumtur me lidhjen e tij të re.
Derisa në kohën kur gjeti dashurinë e tij të vërtetë, John kishte kaluar në ndarje të shumta me ish të dashurat e tij.
Nikki Bella
Më parë, ai kishte shokuar fansat e tij, pasi deklaroi se ishte ndarë nga e fejuara, Nikki Bella, me të cilën kishte gjashtë vite në lidhje.
Mickie James
Cena gjatë vitit 2007 pari një lidhje sekrete edhe me Mickie James, e cila përfundoi një vit m pas. Micki tashmë është martuar me Nick Aldis, të cilët ndajnë një djalë së bashku.
Elizabeth Huberdeau
Pas një periudhe të shkurtër nga ndarja me James, Cena ishte fejuar për herë të parë me miken e tij nga fëmijëria, Elizabeth Huberdeau.
Çifti ishin martuar në vitin 2009, ndërsa u ndanë tre vite më vonë.
Për legjendën thuhet se është duke u bërë më i fortë emocionalisht, që nga romanca e tij me të dashurën e re.
“Mund të them me plot vetëbesim se jam shumë i lumtur. Çdo eksperiencë në jetë është një shancë për ne që të njohm njëri-tjetrin sepse jam ‘rrëzuar’ disa herë në jetë, që do të thotë nuk dua që të përsëritet më”, është shprehur ai. /Telegrafi/