Telegrafi

Flipboard vjen edhe në Windows Phone 8

Më herët, një premtim për sjelljen e këtij aplikacioni e kishte bërë edhe Nokia, dhe për një kohë të gjatë përdoruesit e kësaj platforme kanë qenë në pritje.

Por, tani është zyrtare, dhe aplikacioni është në dispozicion për shkarkim, së paku për pajisjet mobile të Microsoft që kanë 1GB RAM.

Javën e kaluar, një version i këtij aplikacioni ishte lëshuar gabimisht në Windows Phone 8, por i njëjti kishte ardhur pa funksionin e saj të njohur të rrëshqitjes.

Më pas kompania pati thënë se aplikacioni është i pakompletuar, dhe se versioni final do të vijë në ndërkohë. (Telegrafi)