Telegrafi

Flipboard vjen edhe në Android

Flipboard për Android vjen me disa funksione të reja të cilat përfshijnë edhe mbështetjen për rrjetin social, Google+, si dhe rrjetet tjera sociale si Facebook dhe Twitter.

“Aplikacioni i famshëm i iOS u mundëson njerëzve të shohin gjithçka në një vend të vetëm. Prej momenteve më të mira, e deri tek gjërat që kanë më shumë rëndësi. Shfletoni nga postimet e Twitter, e deri tek mediat si BBC, USA Today apo The Verge. Nga fotografitë e Instagram e deri tek revistat e famshme të Rolling Stone” thuhet në njoftimin e Flipboard.

Flipboard tani është në dispozicion për shkarkim në Google Play, ndërsa më shumë detaje mund të gjenden pikërisht në këtë dyqan të aplikacioneve. / Telegrafi /