Site icon Telegrafi

Flipboard ka bërë të ditur se janë hakuar llogaritë personale të përdoruesve

Kompania Flipboard, është e fundit që ka rënë pre e shkeljes së të dhënave.

Platforma që grumbullon pastime nga ueb faqet dhe llogaritë e ndryshme në rrjetet sociale, njoftoi së është hakuar sistemi i brendshëm nga një qasje e paautorizuar, transmeton Telegrafi.

Kontrollet që janë bërë për një kohë, kanë mundësuar të merren shumë të dhëna personale të përdoruesve.

Për më se nëntë muaj, janë hakuar llogaritë personale të përdoruesve, të dhënat e të cilëve edhe kanë mundur të kopjohen në ndonjë bazë të dhënash.

Mbetet e paqartë, se kush mund ta ketë kryer hakimet, ndërsa komisioni i Flipboard ka gjetur se kërkimi ka nisur nga qershori i vitit të kaluar, ndërsa u ndalua gjatë mujit prill.

Informacionet në këtë bazë të dhënash, që përfshijnë emrin dhe mbiemrin, emrin që përdorej për Flipboard dhe emailin, ndërsa fjalëkalimi nuk ka qenë e mundur të shihet, sepse është i mbrojtur me një sistem të kompanisë.

Raportohet se nuk dihet numri i llogarive që janë hakuar, ndërsa kërkohet nga përdoruesit t’i ndryshojnë fjalëkalimet.

Në mënyrë të veçantë, të gjithë atyre që i kanë hapur pas majit të vitit 2012, iu kërkohet ta bëjnë këtë përditësim të nevojshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version