Telegrafi

Flipboard blen rivalin Zite nga CNN, për 60 milionë dollarë

 Marrëveshja është e vlefshme rreth 60 milionë dollarë, dhe bën të mundur që prej sot lajmet e CNN të paraqiten në mënyrë të personalizuar në Flipboard, duke përfshirë edhe emisionet e caktuara të rrjetit televiziv, sikurse Anderson Cooper 360, Crossfire, apo edhe Inside Politics.

Për më shumë, disa nga prezantuesit e famshëm të CNN, si Fareed Zakaria dhe Jack Tapper tashmë i kanë postuar magazinat e tyre personale në Flipboard.

CNN e kishte blerë aplikacionin Zite, në tentimin e saj për të dominuar me lajme në pajisjet mobile, mirëpo asnjëherë nuk ka arritur që ta marrë popullaritetin e Flipboard. Kjo e fundit tani ka njoftuar se do të vijë me disa përmirësime në Android. / Telegrafi /