Telegrafi

Flintstones në kohën moderne: Shikoni si e ngasin veturën duke ecur (Video)

Shumë njerëz kujtojnë filmin e animuar “The Flintstones”, ku portretizohej jeta e kohës së gurit, e në veçanti mjetet e transportit që lëviznin me ndihmën e këmbëve të pasagjerëve.

Por një grup të rinjsh nga Rusia kanë menduar ta bëjnë realitet këtë, duke lëvizur një veturë të tipit Lada me ndihmën e këmbëve, transmeton Telegrafi.

Kur në fillim njerëzit e panë veturën duke lëvizur menduan se është me teledirigjim, por pasi po u afrohej e kuptuan se ajo nuk po lëvizte me ndihmën e fuqisë motorike, por me këmbët e disa personave që ishin brenda saj. /Telegrafi/