Site icon Telegrafi

Flinin të qetë në divan, pa ditur se çfarë po ndodhë shumë afër tyre (Video)

Një çift bashkëshortor nga Çikago të Shteteve të Bashkuara, i ka zënë gjumi teksa po shikonin televizor në dhomën e ndejës.

Por, derisa Jordan Buranskas dhe Jack Mackercher po flinin në divan, në shtëpinë e tyre kishte hyrë një plaçkitës që qëndronte sipër shkallëve, transmeton Telegrafi.

Burri i paidentifikuar, që ka ndenjur për afro 20 minuta pa u vërejtur nga familjarët dhe dy qentë e tyre, ka vjedhur çantën e Buranskas.

Të nesërmen derisa ajo po kërkonte çantën, burri saj vendosi t’i kontrollojë xhirimet e kamerave të sigurisë të cilat e zbuluan hajnin.

Ky i fundit që besohet të ketë hyrë nga shkallët që shfrytëzohen për ikje në rast zjarri, nuk ka shkaktuar ndonjë dëm apo vjedhur diçka tjetër.

Policia ka filluar menjëherë hetimet, dhe është vënë në kërkim të këtij hajni. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Njk9qUnY4Mo

Exit mobile version