Telegrafi

Flija në ulëse të parkut (Foto)

Një shikues ka dërguar dy foto ku shihen se si disa qytetarë kanë pjekur flija mbi një ulëse të parkut në qytezën e Klinës.

Nga pjekja ka mbetur vetëm hiri dhe një pjesë e ulëses tashmë e gjysmë e djegur.

Kjo duket të jetë një formë e re e pjekjes së flijave, edhe pse shumë forma të tjera janë parë nëpër Kosovë. /klankosova/