Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është shfaqur para mediave përpara ndeshjes së tyre të shtunën me Real Valladolid. Pika kryesore e bisedës ishte dëmtimi i Marc Bernal, i cili është jashtë për pjesën tjetër të sezonit, pasi pësoi një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar të përparmë.
Blaugranët thuhet se kanë bërë një ofertë për yllin e Liverpoolit, Stefan Bajcetic, por pa hapësirë në kufirin e pagave të tyre, duket se kanë pranuar që nuk mund të sjellin një zëvendësues për Bernal.
Flick u pyet se kush do ta mbulonte atë mungesë dhe ai nuk hezitoi të përgjigjej.
“Ne kemi dy opsione që mund të luajnë pozicionin, është e qartë, njëri është Marc Casado dhe tjetri është Eric Garcia. Ai është më shumë një qendërmbrojtës, por mund të luajë edhe aty. Ai e bëri në ndeshjet e fundit dhe në stërvitje dhe bëri shumë mirë”, ka thënë fillimisht Flick.
🎙️ Hansi Flick talks about Eric Garcia: “His natural position is center-back, but in our situation, it’s good to have players who can also play in other positions”. pic.twitter.com/yyBqmgMbd2
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 30, 2024
Trajneri gjerman vazhdoi të vinte në dukje se sa mirë po bënte Bernal në atë kohë.
“Është ashtu si është, dhe unë e dija situatën kur nënshkrova këtu, jam i lumtur me ekipin tani. Nuk shikoj kurrë se çfarë mund të jetë. Është turp sepse Marc Bernal po bënte punë fantastike vetëm në moshën 17-vjeçare, ishte e mahnitshme se si ai po ia dilte me idetë tona. Do të na mungojë. Kur pashë tre ndeshjet e fundit, kur po e analizonim, pamë se po bënte gjëra fantastike”.
“Ne do ta zëvendësojmë atë, dhe skuadra që është këtu, jam i kënaqur”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/