Site icon Telegrafi

Flick sqaron situatën e portierëve – tregon se kush do të jetë zgjedhja e parë për të

Shtatë ditët e ardhshme janë shumë të rëndësishme për Barcelonën. Ata do të luajnë ndaj Sevillës të dielën, para se të përballen me Bayernin të mërkurën dhe me Real Madridin të shtunën.

Ekipi i Hansi Flick është në një gjendje të mirë para kësaj jave, me emra si Gavi, Dani Olmo dhe Fermin Lopez që sapo janë rikthyer nga lëndimet.

Një tjetër lojtar që do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Sevillës është Wojciech Szczesny.

34-vjeçari nuk ishte i përfshirë për duelin ndaj Alavesit dy javë më parë, por tani ka rikuperuar nivelin e tij gjatë stërvitjeve dhe është i gatshëm për lojë.

Sidoqoftë, ai nuk do të luajë ndaj Sevillës, përveç në rast lëndimi të portierit tjetër Inaki Pena.

Kjo pasi Hansi Flick e ka konfirmuar gjatë konferencës për shtyp se Pena do të jetë titullar për ndeshjen ndaj Sevillës e po ashtu edhe atë ndaj Bayernit.

“Është mirë që ai (Szczesny) thotë se është gati, por nuk ka asnjë arsye pse Inaki Pena nuk duhet të luajë”.

“Pena do të luajë të dielën dhe të mërkurën e ardhshme. E them që ne jemi të lumtur që Szczesny është gati të luajë”, ka thënë tekniku gjerman./Telegrafi/

Exit mobile version