Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka deklaruar se ka një atmosferë të mirë në zhveshtoren e klubit, pavarësisht humbjes së doktorit Carles Minarro Garcia.
Blaugranasit ishte paraparë që të luanin ndaj Osasunas mbrëmjen e së shtunës, por ndeshja u shty pak minuta para se ajo të fillojë pasi lojtarët u informuan për ngjarjen.
Kjo ishte tema e parë që u diskutua nga Flick në konferencën për shtyp, pasi Barcelona po bëhet gati për përballjen e dytë ndaj Benficas në raundin e 1/8-tave në Ligën e Kampionëve.
“Mendoj se ekipi po e menaxhon situatën mirë. Ne jemi shumë të fokusuar në këtë ndeshje. E kam thënë tashmë në Lisbonë, se kjo ishte vetëm ndeshja e parë”, ka thënë Flick.
Në aspektin se si ai e ka menaxhuar këtë, Flick tha se fitorja do t’i dedikohej Minarros në rast se ata ia dalin ta marrin atë.
“Presidenti gjithashtu tha diçka në zhveshtore, ai e tha të dielën dhe unë bisedova me ekipin dje”.
“Është një humbje e madhe, ai ishte një person i madh dhe një doktor i madh. Ai ishte i pabesueshëm për ekipin dhe klubi, ekipi që formoi me Ricard, ai ishte një pjesë e enigmës në suksesin tonë”.
“Ai do të na mungojë neve, por ndonjëherë kjo është jeta. Ne duam të luajmë për të, në këtë situatë është shumë e rëndësishme të fitojmë për të”.
“Ne jemi gati, ne duhet të vazhdojmë është puna jonë. Është një situatë e rëndësishme për klubin dhe ne duam të bëjmë mirë”, përfundoi gjermani./Telegrafi/