Karriera e Hansi Flick te Barcelona ka nisur për mrekulli, me një fitore në ndeshjen e parë zyrtare në La Liga.
Barcelona arriti të triumfoj në udhëtim te Valencia me përmbysje 1-2, duke i marrë tre pikët e para.
Trajneri gjerman, Hansi Flick ka thënë se është i kënaqur me tre pikët, por jo edhe me pjesën e parë të ndeshjes.
“Tre pikë për të filluar janë gjithmonë të mira, por jo gjithçka ishte mirë. Pjesa jonë e dytë ishte më e mirë se pjesa e parë”, tha Flick.
“E dinim se sa e vështirë do të ishte të luanim kundër Valencias. Pjesa e parë e tyre ishte e mirë, por ne jemi të kënaqur me tre pikët”, tha Flick.
Gjermani foli edhe për lojtarët e rinj të La Masias, të cilët i aktivizoi nga minuta e parë.
“Para ndeshjes u thashë lojtarëve se duhej të luftonim sepse atmosfera në këtë stadium është e pabesueshme”.
“Lojtarët e La Masias kishin treguar tashmë se ishin gati gjatë turneut në SHBA në parasezon. Jam shumë i kënaqur me ekipin tim dhe performancën tonë”, tha trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/