Site icon Telegrafi

Flick debuton sot në një ndeshje zyrtare, formacioni i mundshëm i “Barçës së tij”

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick si duket ka ndarë mendjen për formacionin e tij të parë në një ndeshje zyrtare në La Liga.

Flick planifikon të dalë në debutimin e tij në La Liga kundër Valencias në Mestalla me një 11-she të konsoliduar dhe të balancuar, që nuk ka asnjë lidhje me atë që ai luajti disa ditë më parë në turneun Gamper, ku morën një rezultat zhgënjyes, 0-3 kundër Monacos.

Marc-Andre Ter Stegen do të debutojë si kapiten i parë mes shtyllave, ndërsa krahët do të mbulohen nga Jules Kounde dhe Alejandro Balde.

Dyshja e qendrës së mbrojtjes do të formohet Inigo Martinez dhe Andreas Christensen, pasi spanjollët Eric Garcia dhe Pau Cubarsi, nuk janë ende gati pas impenjimit në Lojëra Olimpike me Spanjën.

Në mesfushë, Marc Casado do të vazhdojë në dyshe përkrah Marc Bernal, ndërsa para tyre Ilkay Gundogan, i cili mund të luaj më afër zonës dhe sulmuesve.

Krahët e sulmit pritet të formohen nga Lamine Yamal dhe Raphinha, me Robert Leëandoëski si lojtarin kryesor të sulmit. /Telegrafi/

Exit mobile version