Telegrafi

Fli si qengj mbi një… gjarpër

Gjarpri me emrin Eva, është një kombinim në mes të një qilimi në formë të gjarprit dhe një batanije elektrike.

Qilimi i punuar me dorë në formë të gjarprit, fsheh një kabllo që nxeh, duke ngrohur kështu edhe një dysheme të ftohtë. Butonat anash bëjnë të mundur që gjarprin të vendosni në pozita të ndryshme.

Eva është krijuar nga studioja e dizajnit Otto von Quast nga qyteti gjerman i Berlinit.