Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë po vazhdon numërimi i votave për kandidatët për deputet.
Një fletëvotim i kapur me ngjitës është shndërruar në “mollë sherri” mes të vëzhguesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të PDK-së lidhur me atë nëse është e vlefshme apo jo.
Në këtë fletëvotim vota ka qenë për Lëvizjen Vetëvendosje.
Në sallën “1 Tetori” vazhdimisht po haset telashe me numërimin e votave.
Sistemi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve herë bie e herë rikthehet, kurse ndonjëherë shfaqen edhe probleme me internet. /KP/