Shpërthimi i coronavirusit në SHBA tashmë ka pasur një ndikim të madh në zgjedhjet presidenciale.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka paralajmëruar se pastruesit e duarve me bazë alkooli kanë potencialin të dëmtojnë fletët e votimit.
Kjo mund të ndodh pasi fletët e votimit mund të grisen më lehtë pasi të jenë lagur nga dezinfektuesi dhe mund të bllokojnë makineritë elektronike të votimit.
CDC thotë se dezinfektuesit e duarve duhet të jenë në dispozicion në qendrat e votimit për të mbajtur të sigurt votuesit, por u kërkoi punonjësve të sondazheve dhe votuesve që të sigurohen që duart e tyre të jenë të thata para kontaktit me fletët e votimit.
Në fillim të këtij viti, fletët e votimit të lagura shkaktuan disa vështirësi gjatë zgjedhjeve komunale në New Hampshire. Muajin e kaluar, në qytetin kalifornian të Sacramentos, shumë vota u shkatërruan pasi njerëzit spërkatën fletët e tyre, duke bërë që boja të shpërndahej dhe fletët të bëhen të palexueshme. /Telegrafi/