Site icon Telegrafi

Fletë vjehrra që i shpëtoi helmimit nga nusja: Nusja më tha që kishte hedhur helm

Arjana Stafa, e cila i mbijetoi një tentative për vrasje, ku pas saj fshihej nusja e djalit, ka sjellë të tjera detaje lidhur me ngjarjen në fjalë.

Në një intervistë për ‘News24’ 42-vjeçarja, e cila piu tw dielwn kos brenda të cilit nusja e saj 19-vjeçare kishte hedhur helm, pohon se nuk kishte asnjë konflikt me këtë të fundit. Në një gjendje të rënduar, Arjana shton se nusen e kishte trajtuar shumë mirë.
Ajo tregoi se pasi kishte pirë kosin, kishte rënë përtokë, ndërsa hedhi poshtë akuzat e nuses, e cila tha se donte ta vriste pasi ajo i nxiu jetën.

“Nusja më solli gotën me kos, vinte erë e tmerrshme. Pasi e piva pak u ndjeva keq dhe rashë në tokë. E pyeta çfarë kishte bërë, nusja më tha që kishte hedhur helm. Nusja më tha se e kishte bërë për arsye personale”, tha vjehrra. /Telegrafi/

Exit mobile version